Konfiskohen mbi 40 metra dru me dokumentacion të parregullt në tregun e Vushtrrisë
Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 14 October 2022
Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka konfiskuar 41.70 metër kub masë drunore me dokumentacion të parregullt në tregun e Vushtrrisë.
Sipas njoftimit, sekuestrimi i tyre është bërë në mëngjes gjatë një plani operativ të inspektorëve nga Drejtorati Qendror i Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti të Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe inspektorëve komunalë në mbështetje të Policisë së Kosovës, zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Vushtrri dhe Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu.
“Qëllimi i këtij plani ka qenë parandalimi dhe ndalimi i aktiviteteve të jashtëligjshme të transportit, grumbullimit, deponimit, shitjes dhe përpunimit të masës drunore pa prejardhje ligjore. Në tregun e qytetit të Vushtrrisë janë hasur shumë mjete me masë drunore ndërsa gjatë verifikimit të dokumentacionit, inspektorët kanë hasur në parregullsi te dokumentacionit te shumica e shitësve të masës drunore”, thuhet në njoftimin për media.“Mjetet me masë drunore me dokumentacion të parregullt janë përcjellë nga ana e zyrtarëve policorë në deponinë e Agjencisë Pyjore të Kosovës në Vushtrri ku nga 26 mjete për bartjen e masës drunore, janë konfiskuar 60.5 metër hapësinore ose 41.70 metër kub masë drunore.”
Mjetet janë liruar ndërsa procedurat kundërvajtëse ose penale kanë mbetur të zhvillohen nga inspektorët e Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Të tjera
-
Çmimet e derivateve në Kosovë ndër më të lirat në rajon, flasin nga Shoqata e Naftëtarëve
Çmimet e naftës në botë raportohet se janë rritur të mërkurën për shkak të pr...
-
Avokati i Krasniqit: Një dëshmitar ka thënë se i kujtohet që Rugova i është referuar UÇK-së si “lojë serbe”
Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasn...
-
Gjermanët dhe spanjollët grinden në Bruksel për Kosovën pas vendimit të Madridit për ta njohur Palestinën
Vendimi i Spanjës për të njohur Palestinën si shtet ngriti pyetjen se pse Spa...
-
Kamenica bënë gati 30 mijë euro për avokat
Komuna e Kamenicës ka hapur tender për “Shërbime juridike dhe të përfaqësimit...
-
Sulmohet fizikisht avokati i Sali Berishës, dërgohet në spital
Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi ka rënë pre e dhunës ditën e sotme në...
-
1576 besimtarë nga Kosova do udhëtojnë për në haxh, të dielën nisja e parë
Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për ni...
-
Raporti i Borrellit pritet të përfundoj këtë javë, a do të rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës?
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri,...
-
Vetëvendosje përkujton njëvjetorin e sủlmit në Zveçan: Republika nuk pezullohet
Sot janë bërë një vit nga sulmi që ndodhi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Polici...
-
Ministria e Drejtësisë: Provimi me shkrim i Jurispodencës i rregullt
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se procesi i testimit me shkrim për d...
-
Më shumë të huaj se kurrë më parë, rritet numri i personave që marrin nënshtetësinë gjermane
Në Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermanë më shumë të huaj se kurrë më ...
-
Hoti: Qe një vit s’u emërua anëtari nga sindikatat në Bordin e Trustit Pensional, shkelësit e ligjit të japin përgjegjësi
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është bërë një vit që kur Bordi...
-
Sanduloviq ironizon keq me presidentin serb: A u bë Serbia automatikisht pjesë e NATO-s, sepse sipas Vuçiqit-Kosova është “zemra e Serbisë”
Politikani serb Nikola Sanduloviq, i cili vazhdimisht përndiqet nga shteti se...