Lajme

Konfiskohen mbi 30 kg drogë në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 29 June 2018

Të premten është arrestuar një person në Gjilan pasi dyshohet për posedim të paautorizuar i narkotikëve.

Sipas Policisë së Kosovës i arrestuari është S. G. I lindur me 1976, shkruan GazetaFoksu.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se gjatë kontrollit te i dyshuari ka gjetur 32 kg marihuanë.

-Advertisement-

Ndërsa në konsultim me kryeprokurorin e shtetit, në Ferizaj i dyshuari është arrite të arrestohet dhe të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe: Arrestohen tre persona për eksport e import të armëve

Më poshtë mund të gjeni të plotë raportin e PK-së.

“Në përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, në veçanti luftimin e trafikimit me narkotikë, njësitet e PK-së, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 qershor 2018, kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike’, neni 275 , 281.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është:

 S. G. lindur me 1976 m/sh/k

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Gjilanit, me ç’rast, në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë kontrolluar disa lokacione të dyshuara, ku gjatë kontrollit të tyre tek i dyshuari është gjetur sasi e substancës narkotike e vendosur në dy çanta.

Njësiti i Krim-teknikës ka bërë konfiskimin e sasisë së narkotikëve, ku pas testimit ka rezultuar të jetë marihuanë. Vlera e përgjithshme e marihuanës është 32500 gramë apo (32.5 kg).

Ndërsa në konsultim me kryeprokurorin e shtetit, në Ferizaj i dyshuari është arrite të arrestohet dhe të dërgohet në mbajtje për 48 orë.”/GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera