Lajme

Konfiskohen mbi 2 mijë euro të falsifikuara në një bankë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 17 February 2024

Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka raportuar se persona të panjohur, në intervale të ndryshme kohore kanë deponuar para që dyshohen se janë të falsifikuara.

Shuma e këtyre parave kap shifrën mbi dy mijë euro, përcjell Klankosova.tv.

Monedhat e falsifikuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme.

-Advertisement-

“Një mashkull kosovar zyrtar në një bankë, ka raportuar se në intervale kohore të ndryshme nga person-a të panjohur janë deponuar disa monedha dhe kartëmonedha të ndryshme ( 4×50, 4×20, 5×5€,  1087  x 2€) që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat e falsifikuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera