Lajme

Konfiskohen katër armë në rajonin e Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 09 August 2024

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri në Mitrovicë dhe dy në Vushtrri, pasi ka pranuar informatën për të shtëna gjatë ahengjeve.

Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’, Policia e Kosovës në rajonin e Mitovicës ka bërë të ditur se rreth orës 20:20, kanë pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri dhe kanë arritur ta lokalizojnë dy vende të ndryshme ku kishte ahengje dhe janë konfiskuar dy armë .

“Janë arrestuar dy persona të dyshuar A.J., 50 vjeçar dhe M.Sh., 52 vjeçar, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit, të dy të dyshuarve në fjalë u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Ndërkaq në Vushtrri, policia ka njoftuar se ka pranuar informatën për të shtëna rreth orës 22:00 dhe ka arritur ta lokalizojë vendin ku kishte një aheng dhe si provë materiale ka konfiskuar dy armë zjarri.

“Personi i dyshuar A.S., 29 vjeçar është arrestuar dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, theksohet në njoftimin e policisë, ku bëhet e ditur gjithashtu se ndaj personave të dyshuar janë iniciuar rastet për veprat penale: ,,Përdorim i armës” dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera