Lajme

Konfiskohen dy armë zjarri në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 29 April 2021

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftim thuhet se zyrtarët policorë të Stacioneve Jugu dhe Qendra, në rrugën “1 tetori” dhe “Tahir Zajmi” i kanë konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një revole CZ me tre fishekë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e stacioneve policore Qendra dhe Jugu, dy lokacione të ndryshme (në rrugën “1 Tetori” dhe në rrugën “Tahir Zajmi”) në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri:-një pushkë gjuetie dhe-një revole CZ me 3 fishekë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera