Lajme

Konfiskohen barna të kontrabanduara dhe pa banderolë, arrestohet një person

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 08 October 2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar  barna të kontrabanduara dhe pa banderolë të Kosovës.

Për këtë, policia e ka arrestuar një person të dyshuar i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë më pas.

“Policia e Kosovës ka njoftuar se respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – Prishtinë në koordinim me prokurorin kompetent dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra me sigurimin e dëshmive dhe sekuestrimin e barnave të kontrabanduara nga inspektorati farmaceutik , ka krijuar dyshimin e bazuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shitur barna të kontrabanduara dhe me këtë rast ka konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” nga neni 260 i KPRK-së”.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin  përveç barnave pa banderola të Republikës së Kosovës janë hasur edhe barna me banderola të produkteve të tjera të cilat nuk kanë përkuar me produktet që i kanë pas të vendosura, e të cilat u janë shmangur kontrolleve të nevojshme në vendin tonë në aspektin e cilësisë si dhe u janë shmangur taksave doganore dhe pagesave tjera të obliguara nga organet kompetente”.

“Andaj në lidhje me rastin me datë 08.10.2024 i dyshuari i lartcekur është intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera