Lajme

Konfiskohen 55 metra dru në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 23 September 2020

Në Ferizaj janë konfiskuar 55 metra kub dru.

Nga komuna e Ferizajt kanë treguar se kjo u bë në bashkëpunim mes policisë dhe drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Komuna bëri të ditur se masa drusore e cila po qarkullonte nga komuna e Kaçanikut ishte tërësisht pa dokumentet e nevojshme.

-Advertisement-

Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, pas punës që bën zyrtarët e sektorit të Pylltarisë në drejtorinë e tij, tha se ky aksion dhe të ngjashme po zhvillohen dhe do të zhvillohen edhe në të ardhmen, me qëllim siç ta ai të ndëshkimit të keqbërësve si dhe mbrojtjen e pyjeve në gjithë territorin e Ferizajt.

Ai po ashtu citohet të ketë thënë se bashkëveprimi me institucionet e sigurisë, Stacionin Policor në Ferizaj, për të cilën shpreh falënderim publik, dha rezultatet e duhura.

Bartjen e sasisë së konfiskuar të masës drusore e bënë punonjësit e KRM “Pastërtia”.

Bëhet e ditur se kjo sasi e masës drusore e konfiskuar do të trajtohet me procedurën e rregullt për t’ia ndarë familjeve skamnore në Ferizaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera