Lajme

Konfiskohen 50 mijë franga në kufi, prokuroria nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 08 October 2021

Në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardh gjatë ditës së sotme, njësit e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë selektuar një veturë të dyshimtë për kontrolle detal, shkruan Gazeta Infokus.

Pas kontrollimit të udhëtarit në xhaketë janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 52,000.00 Franga.

“Nga këto mjete 25% respektivisht 13,000.00CHF i janë përcaktuar si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare, ndërsa 75% respektivisht 39,000.00 CHF i ndalen për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Me rastin e zbulimit të mjeteve monetare është njoftuar edhe Prokuroria dhe rasti është duke u trajtuar nga Hetimet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera