Lajme

Konfiskohen 36 vetura të pa-doganuara

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 05 June 2017

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë konfiskuar 36 vetura pa-doganuara .

Veturat e pa-doganuara janë hasur duke qarkulluar në trafikun rrugor, trasnmeton Infokusi.com

Komunikatën të plotë mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

 Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor, ka vazhduar me implementimin e Planit Operativ “Veturat e pa-doganuara”. Plani i filluar së zbatuari më herët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prishtinë,  në bashkëpunim me Doganën e Kosovës është duke vazhduar.

Plani ka qëllim identifikimin, ndalimin dhe largimin nga komunikacioni të veturave të cilat qarkullojnë të pa-doganuara. Mjetet në fjalë nuk u nënshtrohen rregullave teknike dhe atyre procedurale, janë të pasiguruara dhe u shmangen të gjitha taksave të parapara ligjore. Gjithashtu, këto mjete jo rrallë herë janë pjesëmarrëse në aksidente të trafikut rrugor, me çka rrezikohet siguria e pjesëmarrësve në trafik.

Gjatë realizimit të planit, në rajonin e Prishtinës, janë identifikuar dhe konfiskuar gjithsej 36 vetura të pa-doganuara të cilat janë hasur duke qarkulluar në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës kërkon nga ngasësit e veturave të pa-doganuara që të mos dalin me vetura të tilla në trafik, pasi veturat e tilla do të ndalohen dhe sekuestrohen./INFOKUSI

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera