Konfirmon Qeveria| Telekomi në hall, Blerim Devolli kërkon edhe 50.7 milionë euro
Autori: Zekirja Shabani 11:15 | 26 August 2020
Qeveria e Kosovës e ka konfirmuar zyrtarisht se Blerim Devolli pronar i kompanisë “Dardafon Net LLC” po i kërkon edhe 50.7 milionë euro nga Telekomi i Kosovës.
Në përgjigje për gazetën Infokus, zyrtarë të Telekomit nëpërmjet Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike kanë konfirmua se kjo ndërmarrje aktualisht po përballet në arbitrazh me dy padi, njëra nga të cilat është e “Dardafon Net LLC”, pronë e njërit nga vëllezërit Devolli.
“Kemi aktualisht dy lëndë aktive në procedurë të Arbitrazhit. Dardafon Net LLC, fshati Miradi e Epërme, Fushë Kosove – Inercom Venture Kosovo, Prishtinë”, kanë konfirmuar për Gazetën Infokus në Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike.
Siç edhe ka raportuar Gazeta Infokus një ditë më parë kompania e Blerim Devollit po i kërkon 50.7 milionë euro për shkak të shkëputjes së njëanshme të kontratës së Z-Mobile nga bordi i Telekomit në korrik të vitit të kaluar.
“…ka të bëjë me mosvazhdim të kontratës për ORRMV dhe disa pretendime te vonesave në liferim të shërbimeve/produkteve nga kontrata bazë; Rasti i dytë ka të bëjë me shkëputjen e kontratës në mënyrë të njëanshme nga TK-ja”, thuhet në përgjigje.
Gazeta Infokus ka mësuar se padia është deponuar menjëherë pasi bordi i Telekomit kishte ndërprerë përfundimisht kontratën me Z-Mobile.
Deri te ky vendim, sipas kryesuese së atëhershme të bordit, Besa Shatri – Berisha kishte ardhur pas një periudhe gjashtë mujore të negociatave në mes Telekomit dhe kompanisë Z-Mobile në lidhje me kushtet e reja kontratës, por në fund palët nuk kishin arritur ndonjë marrëveshje.
Këtë, në atë kohë e pati konfirmuar edhe ish-kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, sipas të cilit kontrata me Z-Mobile shpallej e përfunduar dhe pa asnjë obligim kontraktual.
Megjithatë, një vit pas del se shkëputja e kontratës ka rrezik të mos kaloi pa pasoja për Telekomin, ngjashëm sikur në sikur në rastin e parë.
“Kërkesëpadia e parë: 50.7 milionë euro, vlera caktohet me vendim te arbitrazhit (nga kompania “Dardafon Net LLC”…; Kërkesëpadia e dytë: 10.3 milionë euro, vlera caktohet me vendim te arbitrazhit (Inercom Venture Kosovo)”.
Zyrtarët e Telekomit të Kosovës, kanë refuzuar të japin detaje për këtë padi, derisa gazeta Infokus është në pritje të përgjigjeve nga kompania “Dardafon Net LLC” lidhur me këtë rast.
Kjo është hera e dytë që e njëjta e paditë Telekomin në gjykatën e Arbitrazhit për telashet me kontratën me operatorin virtual Z-Mobile për shërbime te telefonistë mobile.
Krejt kjo histori nisë më 16 janar të vitit 2009 “Telekomi i Kosovës” i mundëson kompanisë “Z-Mobile”, që të funksiononte si operator virtual i telefonisë mobile “Vala”.
Kështu, Z-Mobile bëhet ortak në biznes të Telekomit me 0 euro investim.
Z-Mobile merr 72 për qind të të hyrave në bazë të marrëveshjes.
Por, mospajtimet në mes të dy palëve nisën kur “Z-Mobile” kërkoi numeracion shtesë, pra më shumë se 200 mijë numra sa i ishin ndarë në fillim.
Mospajtimet përfunduan në Arbitrazh.
Në vitin 2015, “Z-Mobile” pretendonte se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes.
Më 9 dhjetor 2016 Arbitrazhi vendosi në favor të kësaj kompanie.
Sipas vendimit, Telekomi i Kosovës obligohej që t’i alokonte numeracion shtesë “Z-Mobile”-it, si dhe t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G.
E për dëmin e shkaktuar, Arbitrazhi e obligoi Telekomin që t’i paguante rreth 26 milionë euro gjobë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...