Lajme

Konfirmon Policia e Kosovës: Krimet Ekonomike me operacion të gjerë

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 20 October 2021

Policia e Kosovës ka konfirmuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke realizuar një operacion të gjerë në rajonin e Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Raportohet se deri më tash janë arrestuar 6 persona, përderisa operacioni është duke u zhvilluar edhe në momentin që po raportojmë./Gazeta Infokus/

Të tjera