Lajme

Konfirmon policia, 2 të vdekur e 9 të lënduar në aksidentin në Vranidoll

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 09 January 2022

Dy të vdekur dhe 9 persona të lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Vranidoll, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus-in e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë”, tha Ahmeti për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje.

Hetueseit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin.

“Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Infokus.

/Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera