Sport

Konfirmojnë mediat belge, Interi pranë akordit me sulmuesin e Napolit

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 04 December 2019

Dries Mertens do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, kur i mbaron edhe kontrata, dhe e ardhmja e belgut me shumë gjasë do të jetë pjesa zikaltër e qytetit të Milanos.

Lajmi konfirmohet nga mediat belge, që raportojnë se negociatat mes palëve kanë avancuar dhe se Mertens pritet të nënshkruajë për 2 sezone me Interin, me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

Antonio Conte ka dhënë pëlqimin e tij për belgun, që është njohës mjaft i mirë i kampionatit italian dhe për më tepër ka eksperiencën e nevojshme për të ndihmuar skuadrën edhe në arenën ndërkombëtare.

-Advertisement-

Në rast largimi të Lautaro Martinez, Mertens do të bënte dyshen sulmuese me Lukakun, që e ka partner në sulm edhe te kombëtarja belge, por nëse argjentinasi qëndron, atëherë zikaltrit do të heqin dorë nga blerja e Alexis Sanchez, për të liruar vend për sulmuesin e Napolit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera