Sport

Konfirmohet televizioni që do ta transmetojë drejtpërdrejtë duelin ndërmjet Sileksit dhe Dritës

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 13 September 2020

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita do të jetë mysafire e skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Sileksit, në duelin e vlefshëm për rundin e dytë kualifikues për Ligën e Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Dritës do të zhvillohet me 17 shtator në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me fillim në ora 20:00.

Klubi maqedonas ka arritur marrëveshje që kjo përballje ndaj kosovarëve të transmetohet drejtpërdrejtë në televizion shtetëror të Maqedonisë.

-Advertisement-

Për shkak të situatës me pandeminë botërore, ky ballafaqim do të luhet pa praninë e tifozëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera