Lajme

Konfirmohet se vëllai i Rexhep Selimit sulmoi policët

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 02 March 2018

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi është shoqëruar sot në stacionin policor për sulm ndaj policit dhe mospërfillje të urdhrave.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Express se sulmi ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Pa dashur të komentojmë deklaratat e askujt ju njoftojmë se rreth orës 18:00 është shoqëruar në stacion policor një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje të urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me Prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Kurse, për KTV ka folur deputeti Rexhep Selimi, i cili nuk e ka mohuar rastin, por ka thënë se nuk bëhet fjalë për sulm të vëllait të tij ndaj policëve.

-Advertisement-

Vetë Rexhep Selimi ka qenë në Stacion Policor për të parë nga afër zhvillimet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera