Fokus

Konfirmohet raportimi i Infokusit, Bekir Gerguri i LVV-së vendoset në krye të KEK-ut

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 22 February 2024

Gazeta Infokus të enjten ka raportuar se Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës i zgjedhur nga Qeveria Kurti ka emëruar Bekir Gergurin si udhtrues detyre të kryeshefit dhe Ramadan Budakovën zëvendës kryeshef në KEK të cilët janë të lidhur direkt me partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje e që këtë e shfaqin edhe publikisht pa asnjë hezitim si partia në pushtet ashtu edhe kryshefi i ri.

LEXO EDHE: Kjo është kapje se jo mahi: Drejtori e zëvendësdrejtori i ri i KEK-ut direkt nga partia

Sot KEK-u ka konfirmuar raportimet e Infokusit duke njoftuar se pikërisht dy emrat e lartëpërmendur janë vendosur në këto pozita.

Po ashtu Infokusi të enjten ka raportuar ekskluzvisht për një rast skandaloz ku tash kryeshefi në detyrë, Bekir Gërguri ishte supsenduar nga puna 11 vite më parë sepse kishte mbjellë grurë në 15  hektarë tokë të kontaminuar, pronë e KEK-ut.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Skandal: Drejtori i ri i KEK-ut ishte i suspenduar, kishte mbjellë grurë në 15 hektarë tokë të kontaminuar të korporatës

Pas konkursit skandaloz për të cilin nisen edhe hetimet nga Prokuroria ku pai punëisme masive familjare e me bazë partiake në KEK, në kohën kur mori mandatin qeveria Kurti kanë vahzduar punësimet e nepotizmi në këtë ndërmarrje publike.

Gazeta Infokus ka raportuar vazhdimisht edhe për raste të tjera, rasti i fundit është ai i asamblistit i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Rashit Gashit i cili u punësua në Korporatën Energjetike të Kosovës, në pozitën e auditorit. E madje këtij të fundit ia kishin ndaluar edhe që të bisedonte me mediat.

Ky është njoftimi i plotë i KEK-ut ku konfirmohen raportimet e Gazetës Infokus.

“Emërohet kryeshefi ekzekutiv dhe zv. kryeshefi ekzekutiv i KEK .sh.a.

Bordi i Drejtorëve (BiD) KEK sh.a. është̈ i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike. Lidhur me këtë, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 21.02.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës.

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a njofton se në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energetike të Kosovës është emëruar z. Bekir Gërguri. Sot, gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit, z. Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a.

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. gjithashtu ka emëruar z. Ramadan Budakova në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht z. Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre).

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. duke ju  uruar suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja z. Gërguri dhe z. Budakova, ka falënderuar edhe z. Kabashi për angazhimin e tij të deritanishëm”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera