Lajme

Konfirmohet numri i saktë i personave të arrestuar nga aksioni “Pika”

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 14 March 2022

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka konfirmuar se 50 policë janë arrestuar gjatë operacionit “Pika” që u zhvillua sot në rajonin e Gjakovës dhe Prizrenit, shkruan Gazeta Infokus.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Lumezi tha se në mesin e 50 të arrestuarve, dy prej tyre janë zyrtarë të doganës.

“Pas një periudhe hetimore të gjatë, njëvjeçar saktësisht nga muaji maj, kemi filluar hetimin e këtij rasti në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës. Me urdhër të kryeprokurorisë speciale, kemi angazhuar dy prokurorë në hetimin e kësaj çështje penale dhe gjatë hetimeve kemi përdorur shumë mjete të hetimit dhe vëzhgimit të fshehtë që të sigurojmë prova të mjaftueshme për krimin e dyshimit të arsyeshëm se është kryer vepër penale. Kemi pasur informata se janë duke u kryer ryshfete në pikat doganore”, ka thënë Lumezi para mediave.

-Advertisement-

Po ashtu ai shtoi se nga të arrestuarit janë konfiskuar telefona mobil.

“Në momentin e zbulimit të identiteteve kemi nxjerr aktvendimin për fillimin e hetimeve. Janë arrestuar 50 zyrtarë shtetërorë, 48 nga policia e Kosovës dhe dy doganierë, ndërsa persona të tjerë ndaj të cilëve është nxjerr aktvendimi për fillimin e hetimeve janë në arrati, disa nuk janë shtetas të Kosovës, por në këtë drejtim po bashkëpunojmë me autoritetet e Shqipërisë për të siguruar informacione dhe prova. Telefonat e konfiskuar mobil do të na shërbejnë në procedurë penale”, tha Lumezi. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera