Lajme

Konfirmohet nga Vetëvendosja: Sot do të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 02 April 2021

Njëri nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e ka konfirmuar për Gazetën inFokus se të premten do të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit.

Ai ka thënë se ata janë duke pritur thirrjen për seancën e sotme, shkruan Gazeta inFokus.

EKSKLUZIVE: Sot mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit

“Po sot mund të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit, deputetët janë duke pritur ftesën për seancën ende nuk dihet ora”, ka thënë deputeti i VV-së.

Seanca ka mundësi të mbahet pas mbledhjes së qeverisë Kurti e cila është thirrur sot në orën 16:00.

Përderisa në njoftimin për mbledhjen e qeverisë Kurti nuk cekej arsyeja se pse do të mbahet kjo mbledhje./Gazeta inFokus/

 

 

Të tjera