Lajme

Konfirmohet mbajtja e seancës së jashtëzakonshme, kjo është pika e vetme për diskutim

Autori: Islam Morina 17:50 | 14 January 2022

Tashmë është konfirmuar nga Kuvendi i Kosovës se seanca e jashtëzakonshme për synimet serbe që të mbajnë referendumin kushtetues edhe në territorin e Kosovës, do të mbahet kësaj të shtune me fillim në ora 14:00.

Nga kjo seancë që ka vetëm një pikë të rendit të ditës, pritet nxjerrja e rezolutës së përbashkët për referendumin kushtetues serb, e që do të shprehte vullnetin politik të deputetëve dhe grupeve parlamentare të Kuvendit, mbi këtë çështje, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo seancë është thirrur me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilën e ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme.

-Advertisement-

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendi/ Në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2b të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00. Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës. Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera