Rozë

Konfirmohet lidhja e Rita Orës me regjisorin 45-vjeçar (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 17 May 2021

Ka disa javë që këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, po përflitet për një lidhje të mundshme me regjisorin 45-vjeçar, Taika Waititi.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, por fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, duket se konfirmojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

“Daily Mail” shkruan se regjisori i “Jojo Rabbit” dhe këngëtarja shqiptare u panë duke dalë nga shtëpia e Waititi në Bondi Beach të Sidneit për të ngrënë mëngjes.

-Advertisement-

Fillimisht thashethemet filluan të qarkullojnë kur dyshja u pa duke marrë pjesë në premierën e “RuPaul’s Drag Race Doën Under” në Sidnei, por iu shmangën fotografive në tapetin e kuq, duke hyrë në mënyrë diskrete.

Më pas, muajin e kaluar, Rita Ora “i hodhi benzinë zjarrit” kur postoi disa fotografi në Instagram, në njërën prej të cilave ishte Waititi, fytyra e të cilit nuk dukej qartë nga kapelja. Por ai shihej duke e përqafuar atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera