Lajme

Konfirmohet koalicioni i Mimozës në VV, Deda tregon arsyen se pse s’shkon pas saj!

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 21 August 2019

 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda përmes një shkrimi në Facebook ka dhënë arsyet e tij se përse nuk do të shkojë me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari në Lëvizjen Vetëvendosje

 

-Advertisement-

Ai ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje është atipike për Kosovë sepse aty brenda ekziston ndjenja e përbashkësisë, e komunitetit, ndjenja e misionit të përbashkët politik dhe e sakrificës.

Shkruan se po ti kishte ato qëndrime që i pari i LVV-së i kishte më 2014, që i mban sot (në vitin 2019), VLAN-i ndoshta do të mund të ishte i suksesshëm

“Moderimi i Albinit është hap pozitiv. Po t’i kishte këto qëndrime që i mban sot (në vitin 2019) në vitin 2014, VLAN-i ndoshta do të mund të ishte i suksesshëm. Ndoshta nuk do t’i humbnim 5 vjet, e as ta shihnim të gjithë së bashku përkeqësimin e jashtëzakonshëm të gjendjes së popullit tonë dhe të shtetit tonë”, ka shkruar Deda.

Thotë se “kur u bashkova në VV në maj 2014 (pas 4-5 muajsh diskutimesh politike, ideologjike e programore) me dakordim që të kemi pajtueshmëri 70% e të tjerat t’i shihnim me kohë, e pata vetëm një kërkesë- që nëse vendosin që të më kandidojnë (që nuk e kisha kusht) të kisha numrin 100 në listë. Programin e VV-së e kisha të pranueshëm, edhe ashtu 50% ishte nga Fryma e Re. (Në shkrimin e fundit do të tregoj çka ishte përcaktuese për mua për anëtarësim në VV)”.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera