Lajme

Konfirmohet dorëheqja e komandantit të FSK-së, Rrahman Rama

Autori: H. Smajli 11:19 | 30 November 2021

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, i ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga pozita komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, presidentes, Vjosa Osmani.

Këtë për Gazetën Infokus e kanë konfirmuar zyrtarë të lartë shtetëror.

Sipas tyre, ashtu siç edhe e parash Kushtetuta, Rama e ka dorëzuar dorëheqjen te kreu i shtetit, që është edhe Komandant Suprem i FSK-së.

-Advertisement-

“Dorëheqja tashmë është dorëzuar në Presidencë”, kanë thënë burimet zyrtare të Infokusit.

Rama ka qenë në krye të ushtrisë ka qenë që nga marsi i vitit 2015, derisa po raportohet se arsye për dorëheqjen e tij është presioni politik që i është bërë që nga rasti në veri, kur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i është kërkuar të përdoreshin si përforcim për policinë disa autoblinda që SHBA-të i kanë dhuruar Kosovës. Rama, siç raportohet në medie, kishte refuzuar kërkesën duke u thirrur në marrëveshjen që FSK-ja kishte me SHBA-të.

Derisa sipas raportimeve tashmë ishte duke u përgatitur shkarkimi i tij nga kjo pozitë.

E në vend të tij sipas burimeve të Gazetës Infokus brenda pritet të vijë, Bashkim Jashari.

Bashkim Jashari i përket familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, përkatësisht është djali i Rifat Jasharit.

Komandanti Rama, nuk ishte pjesëmarrës as në festën të cilën u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të 109 vjetorit të pavarësisë.

Kështu kanë deklaruar pjesëmarrës në këtë festë të cilët kanë thënë se Rama nuk ishte në festë.

Gazeta Infokus ka dërguar pyetje në ministrinë e Mbrojtjes për të mësuar nëse ka pasur ftesë zyrtare nga Ambasada për komandantin e FSK-së i cili dorëzoi sot dorëheqjen e tij, për të marrë pjesë në festë ose jo, por deri në publikim e këtij teksti nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera