Lajme

Konfirmohet burgimi i përjetshëm për kreun e Vëllazërisë Myslimane

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 16 November 2017

Gjykata e Kasacionit në Egjipt konfirmoi sot dënim me vdekje ndaj ish-liderit suprem të Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Badie për dhunën e ushtruar pas shkarkimit nga ushtria të presidentit islamik Mohamed Morsi, sipas burimeve gjyqësore.

Gjykata konfirmoi të njëjtin vendim të shpallur në majin e 2016 për tetë persona të tjerë në të njëjtin proces gjyqësor, që lidhen me ngjarjet në qytetin Ismaïliya ku u shënuan tre të vdekur.

Gjykata konfirmoi gjithashtu dënime me dhjetë vite burg për 29 persona dhe tre vite burg për 19 persona.

-Advertisement-

Pas shkarkimit nga ushtria në 2013 të presidentit islamik Mohamed Morsi, pjesë e Vëllazërisë Myslimane, autoritetet egjiptiane kanë ushtruar represion të paprecedentë kundër kësaj lëvizje, konsideruar në atë kohë si ”organizatë terroriste”. Qindra nga mbështetësit e Vëllazërisë u dënuan me vdekje apo me dënime të rënda me burg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera