Lajme

Konfirmohet arrestimi i asamblistit të VV-së në Prishtinë, dyshohet për ushtrim të ndikimit

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 21 September 2022

Në mesin e të arrestuarve në aksionin e “Brezovica 6”, gjatë së cilit sot u arrestuan 7 persona, raportohet se është edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë Berat Lahu.

Kjo u konfirmua nga prokurori i rastit Rasim Maloku.

Prokurori Rasim Maloku tha se Lahu, i cili është dhëndri i ministrit Liburn Aliu, dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

-Advertisement-

Tre nga shtatë të arrestuarit në aksionin e Brezovicës janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka theksuar prokurori Maloku.

Ata dyshohen për veprat penale, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Siç dihet, sot Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe policia e kanë zhvilluar aksionin “Brezovica 6”.

Aksioni është zhvilluar në 11 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Podujevë.

Ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot ka realizuar aksionin “Brezovica” i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë, ku me ç​’rast, janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”,nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova të ndryshme materiale, për të cilat Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të i’u informoj në vazhdimësi.

Ndaj personave të dyshuar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, pritet të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera