Lajme

Konfirmohet aktakuza ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 10 July 2024

Është konfirmuar aktakuza ndaj tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës -Topit.

Njoftimi u bë nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Në njoftim thuhet se “Më 8 korrik, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala konfirmoi ndryshimet në aktakuzën e përbashkët dhe urdhëroi ZPS-në të dorëzonte versionin e fundit të kësaj aktakuze deri më 10 korrik”.

-Advertisement-

“Pasi të dorëzohet, ajo do të jetë aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore. Në përputhje me rregullën 90(3), gjykatësja Masëlo (Masselot) caktoi paraqitjen e mëtejshme të Januzit dhe Bahtijarit të premten, 12 korrik në orën 09:30”, thuhet në njoftim.

Meqenëse pretendimet e reja faktike ishin pjesë e aktakuzës fillestare kundër Haxhi Shalës, nuk kërkohet që ai të jetë i pranishëm në seancë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera