Lajme

Konferencë për ndryshimet lidhur me personat fizik si tatim-pagues

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 03 May 2017

Konferencë shkencore ‘Tatimi i vlerës së shtuar-ndryshime lidhur me personat fizikë tatim-pagues: dilema dhe perspektiva’, do të mbahet sot në Fakultetin juridik ‘Justiniani i Parë’ në Shkup pranë Universitetit ‘Shën Kirili dhe Metodi’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Panelistë të konferencës, siç është paralajmëruar, janë drejtoresha e përgjithshme e DAP-it Anastasia Lieska, si dhe profesorët Vanço Uzunov, Vesna Pendovska dhe Aleksandra Maksimovska nga Fakultetit juridik, njofton AIM.

Në konferencë do të bëhet fjalë për ndryshimet në rregullativën ligjore të TVSH-së, për dilemat dhe problemet në zbatimin e rregullave të reja nga rregullativa ligjore për TVSH, TVSH rregulli për pragun e regjistrimit në BE dhe RM si dhe mundësitë dhe rreziqet nga evazioni tatimor për shkak të ndryshimeve në TVSH rregullativën. /Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera