Lajme

Konferencë për çështje juridike të imigrimit në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 19 June 2017

Sot në Shkup, duke filluar nga ora 09:30 do të mbahet një konferencë mbi “Paraburgimin rreth imigrimit në Maqedoni – Praktikat aktuale, legjislacioni i zbatueshëm dhe alternativat e mundshme”, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

Aktiviteti organizohet nga Shoqata maqedonase e juristëve të rinj (MYLA) organizon në bashkëpunim me përfaqësues të UNHCR-së në Shkup, me mbështetjen e Bashkimit Europian. Në Maqedoni, paraburgimi i lidhur me imigracionin është një fenomen në rritje në dy vitet e fundit. Në të njëjtën periudhë rreth 2000 persona të cilët kanë qenë të paraburgosur nga shkaqe të lidhura me imigrim, kanë kërkuar azil.

-Advertisement-

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj, e mbështetur nga UNHCR-ja, përmes aktiviteteve të monitorimit dhe avokimit, punon për reduktimin e paraburgimit rreth imigracionit dhe në përputhshmëri me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Konferenca do të mbulojë praktikat aktuale të paraburgimit të të huajve nga arsye migracioni dhe të legjislacionit në këtë fushë, me përqendrim në alternativat e paraburgimit. Si folës do të drejtohen përfaqësues të UNHCR-së, të Koalicionit Ndërkombëtar të Paraburgimit, të Prokurorit të Republikës së Maqedonisë, profesorë universitar, përfaqësuaes të Departamentit të çështjeve kufitare dhe migracioneve dhe të Departamentit të të huajve në MPB./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera