Sport

Konferenca e plotë e trajnerit Bernard Challendes

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 03 September 2018

Në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kombëtares A për Ligën e Kombeve, kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe, përzgjedhësi Bernard Chalandes në konferencë për media foli për gjendjen, synimet dhe të ardhmen e Kombëtares, shkruan GazetaFokus.

Chalandes duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve për repartin e mbrojtjes tha se kemi vështirësi por do të shikojë bashkë me shtabin që në stërvitje të shohim futbollistët më të mirë. Unë po punojë që të kemi një ekip të mirë jo vetëm për këto lojë por edhe për të ardhmen.

Kosova ka një ekip që mund të themi bebe 2 vjeçare, por që shpresojë se do të rritet  dhe ka një të ardhme jashtëzakonisht të mirë. Unë nuk preferojë që të fiksojë rezultate, sepse nganjëherë fitoret sikur që patëm kundër Shqipërisë mund të jenë të rrezikshme dhe mund të vetëkënaqemi e kjo nuk guxon të na ndodhë. Ne patëm disa ndeshje miqësore me rezultat të mirë por kjo nuk guxon të na mashtrojë. Sa i përket kundërshtarit Azerbajxhanit unë mendojë se është një skuadër e fortë me agresivitet dhe është e ranguar më së larti në këtë grup.

-Advertisement-

Prandaj duhet të kemi kujdes. Nuk ka favorit absolut prandaj do të bëjmë më të mirën e mundshme. Chalandes ka folur edhe për futbollistët që mund të bashkohen Kombëtares në të ardhmen si Meriton Shabani e Hadërgjonaj duke thënë se dyert do të jenë të hapura. Gjendja e futbollistëve është e mirë dhe nuk kemi asnjë telashe sa i përket kësaj.

Përfaqësuesja jonë do të luajë me 7 shtator në Baku ndaj Azerbajxhanit, ndërsa me 10 shtator në Prishtinë kundër Ishujve Faro./GazetaFokus

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera