Lajme

Konferenca e Mynihut vazhdon edhe sot

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 15 February 2020

Edhe gjatë ditës së shtunë vazhdon Konferenca e Sigurisë në Mynihut, ku janë duke marrë pjesë lider politike e ushtarak të vendeve të ndryshme të botës, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë konference është duke marrë pjesë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri, Albin Kurti, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiq si dhe personalitet tjera.

Për Kurtin kjo konference e tillë është e para ku ai u përball edhe me presidenti e Serbisë Aleksandër Vuçiq

-Advertisement-

Gjatë ditës së djeshme në Mynihen është nënshkruar marrëveshja për linjën e hekurudhore ndërmjet Kosovës-Serbisë.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në praninë e Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu aty ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Konett dhe ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera