Fokus

Konaku këtë të shtunë është në shtëpinë e Milaim Zekës

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 15 August 2019

Prodhimi me i ri i gazetës inFokus, emisioni “NKonak” do të sjellë një rrëfim ndryshe të një prej personazheve ndër më të njohurve në Kosovë e diasporë.

Milaim Zeka si asnjë herë me parë tregon historitë e tij nga fëmijëria e deri në themelimin e Partisë Euro Atlantike të Kosovës.

Ai rrëfen momente interesante nga jeta dhe lufta, me emocione e lot, flet për tradita të trevave të Drenicës, batuta, kritika e përshkrime të ndryshme të personazheve publikë në Kosovë e Shqipëri.

-Advertisement-

Përshkruan karakteret e liderëve politik, duke filluar nga Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Albin Kurti e të tjerë.

Flet edhe për gjininë e bukur dhe tregon dallimin mes grave të Kosovës e Shqipërisë.

Kush pret se do ta votojnë më shumë Zekën dhe partinë e tij, gratë apo burrat?

A është Milaim Zeka i pasur dhe si e ka fituar ai këtë kapital?

Sa para ka fituar ai me pamjet ekskluzive të Adem e Hamëz Jasharit?

A shiti ai viza dhe sa?

Për këto dhe shumë çështje të tjera përgjigje do të merrni n’Konak.

Na ndiqni, të shtunën në ora 18:00 në RTV Dukagjini dhe në faqen zyrtare të Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera