Lajme

Komunikimi “jonormal” ndërmjet udhëheqësve të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 05 September 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë pas postimit në Facebook zyrtarisht i ka dërguar shkresë kryeministrit, Isa Mustafa, për të mbështetur qytetarët e Houstonit të SHBA-së, pas përmbytjeve të nxitura nga uragani “Harvey”.

Një kërkesë të tillë, Thaçi e kishte bërë fillimisht të dielën, përmes Facebookut, veprim ky që kishte ngjallur reagim tek Mustafa, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri në detyrë kishte shkruar po në Facebook duke thënë se nuk është kjo forma përmes së cilës presidentët komunikojnë me Qeverinë.

-Advertisement-

Në Presidencë kanë thënë se Facebook-u është mjet komunikimi modern dhe nuk do të duhej të paraqiste problem për kryeministrin apo Qeverinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera