Komunikimi i Fisnik Ismajlit me aktivistë të VV’së që zbulon pse ndodhi përçarja
Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 05 January 2018
Dorëheqjet e shumta në Lëvizjen Vetëvendosje brenda një periudhe të shkurtër, por vazhdojnë ta fundosin këtë subjekt politik drejt ndarjes.
E përderisa largimet nuk ndalen, po dalin të vërteta tjera që tregojnë për problemet që ka kaluar Vetëvendosja gjatë periudhës së fundit.
Duket se një hov të madh në këtë përçarje ka pasur kandidatura e Albin Kurtit për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan lajmi.net
Kjo është zbuluar nga një komunikim që e ka pasur deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili me asamblistin e po kësaj partie në Prishtinë, Egzon Azemi.
Në postimin që Ismaili e ka shkruar duke paralajmëruar dorëheqjen, Azemi ka komentuar duke i thënë Ismailit se ishte ky i fundit që kërkonte kandidimin e Shpend Ahmetit për kryeministër.
“Në mbledhjen e kryesisë se grupit parlamentar në muajin maj 2017 ku e kanë sulmuar Albinin pak para se të nominohej nga Këshilli i Përgjithshëm për kryeministër, ti Fis ke thënë që duhet të nominohet Shpendi e jo Albini”, ka shkruar Egzon Azemi.
Ky i fundit ka krahasuar numrin e votave që kishin marrë Kurti dhe Ahmeti në zgjedhjet lokale e ku dallimi ka qenë në mijëra vota.
E kundërpërgjigja e Fisnik Ismailit ka qenë e menjëhershme. “Egzon, asht budallaki e madhe me krahasuar bartësin e listës me numrin 5 në listë, i cili publikisht pat thanë që as nuk bahet deputet”, ka replikuar Ismaili.
Madje ky i fundit thotë se nëse Ahmeti do të ishte kandidat për kryeministër, VV-ja sot do të ishte në pushtet.
“Përndryshe sot e përjetë nuk ka kush që më bindë se me pas qenë Shpendi kandidat për kryeministër më 11 qershor, sot Lëvizja kisht qenë në pushtet”, ka shkruar Ismaili.
Debati mes tyre ka vazhduar edhe më tutje.
Ismaili në një mënyrë indirekte e ka akuzuar Albin Kurtin se është fajtor që Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të dalë partia e parë në zgjedhjet nacionale.
“Egzon pyetja 1 milion dollarëshe. Nëse po thue që populli e deshti Albinin për kryeministër, pse jemi tuj u q****, me Ramushin tash e s’jemi në pushtet”, ka shkruar sërish deputeti i VV-së.
Ndryshe, përçarjet në këtë parti nuk kanë të ndaluar përkundër se dje Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollqaku nuk e bënë problemin aq të madh.
Dorëheqje nga partia flitet se mund të japin edhe Dukagjin Gorani, Shpend Ahmeti dhe deputetë tjerë.
Egzon Azemi është njëri nga asamblistët e VV-së në Prishtinë. Pikërisht Ahmeti gjatë gjithë fushatës ishte fokusuar tek krijimi i shumicës në Kuvendin Komunal.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...