Lajme

Komunat pa mjek pune, statusi QKMF-ve nuk i parasheh

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 09 April 2023

Të punësuarit në komuna të ndryshme, në veçanti ata në institucione publike, për shqetësimet e tyre shëndetësore janë drejtuar tek mjeku i punës.

Por të njëjtit, tani janë të paktë në numër.

Krejt kjo pasi në statusin e Qendrave të Mjekësisë Familjare, që nga vitit 2015 nuk figuron një shërbim i tillë që mund të ofrohet në QKMF-të.

-Advertisement-

Rrjedhimisht, pensionimi i mjekut të punë në komunën e Fushë Kosovës, kjo pozitë është shuar.

“E Komunës së Fushë Kosovës këtë e kryejnë tek mjekët familjarë. I njëjti status e ndalon edhe për pediatër e gjinekolog dhe s’kemi drejt më hap konkurse pasi nuk është e paraparë më statusin e QKMF-ve”, ka thënë drejtoresha e Shëndetësisë së Fushë Kosovë, Mimoza Kolshi.

Edhe të punësuar në ndërmarrje të ndryshme, thonë se nuk kanë marrë shërbime tek mjeku i punës.

“Nuk ka pas asnjëherë dhe kerkun s’kemi marr këtë shërbim. Unë kom punu në KEK dhe ne i kemi kry nga shërbimet e mjekëve por jo të komunës pasi kurr ka pas”, ka thënë Bardh Krasniqi, punëtor i KEK-ut.

“Për qytetarin është problem kjo por komunat këto nuk munden mi zgjidh duhet ata të tjerërt”, ka thënë Xhevat Mehmeti, qytetar.

Rexhep Kaqurri, drejtor nga Instituti i Mjekësisë së Punës në Obiliq, e konsideron absurd faktin që tash e disa vite asnjë ministri nuk merret më këtë problem.

“Deri vonë janë orientu tek mjekët familjarë por që të njëjtit nuk janë adekuat për të bërë një ekzaminim të punëtorët. Nëse impelmentohet fondi I sigurimeve shëndetësorë dhe fondi pensional atëherë automatikisht do të bllokohet puna pasi nuk ka kush e përcakton individualitetin e punëtorëve. Në krejt Kosovën janë vetëm tre mjek të punës aktivë”, ka thënë Kaquri.

Pavarësisht insistimit të televizionit dhe pyetjeve të dërguara tash e disa ditë për këtë temë nuk ka kthyer përgjigje Ministria e Shëndetësisë. (RTV Dukagjini)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera