Lajme

Komunat kërkojnë nga MAShT-i shpërndarjen e librave

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 15 August 2023

Komunat janë duke kërkuar nga MAShT-i shpërndarjen sa më të shpejtë të teksteve shkollore.

Asociacioni i Komunave e ka cilësuar si të panevojshme vonesën e shpërndarjes së librave.
“Asociacioni i Komunave kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës. Kjo vonesë tepër e panevojshme mund tê shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor”, thuhet në reagimin e tyre.

“Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë. Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme. Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Express/

-Advertisement-

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fasociacionikomunavekosoves%2Fposts%2Fpfbid02sH17pnqqGhhbLih9BZ8oLpw9mWn3N6AuWnW9LARCeBPV2p6Qe6VbSKH5gZwXTm8al&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”493″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera