Lajme

Komunat humbin 5.2 milionë euro shkaku i një vendimi të Goran Rakiqit

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 26 September 2020

Komunat e Kosovës do të humbin 5.2 milionë euro, shkaku i vendimit të Ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, për shkëputjen e marrëveshjes tripalëshe në mes të kësaj ministrie, komunave dhe Helvetas Swiss Cooperation në Kosovë, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“ AKK shpreh shqetësim dhe nuk pajtohet me vendimin e Ministrit të Pushtetit Lokal (MPL) dhe e konsideron akt të paprecedentë dhe shpreh shqetësim lidhur me vendimmarrjen e njëanshme të MPL për shkëputjen e kontratës me donator për skemën e granteve për komuna e ku komunat do humbin 5.2 milion EUR”, kanë deklaruar nga Asociacioni.

-Advertisement-

AKK’ja ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të ndërmarrë veprime për të shtruar në përgjegjësi gjithë akterët që kanë ndikuar për një situatë të tillë si dhe ndaj zyrtarëve të lartë të MPL-së që kanë bërë deklarata fyese për Kryetarët e Komunave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera