Komunat e qëndrueshme, forcë shtytëse drejt integrimit evropian
Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 16 January 2018
Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Vienë të Austrisë, takoi Zëvendës-Sekretarin e Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Austrisë, Nicolaus Drimmel
Në takim u diskutua për rolin e komunave në procese zhvillimore të shteteve, me theks për rrugën drejt integrimit evropian.
Ky takim ishte mundësi e mirë për të parë funksionimin e qeverisjes lokale në të dyja vendet, në mënyrë që të identifikohen mundësitë e shkëmbimit të modeleve të mira. Në këtë kontekst, përgjatë takimit, theks i veçantë u vë në përvojat e Austrisë në fushën e bashkëpunimit ndër-komunal, njëherësh mundësitë e marrjes dhe adaptimit të këtyre praktikave edhe në Republikën e Kosovës.
Tahiri vizitoi edhe Qendrën për Administratë Publike dhe Hulumtime ku pa nga afër angazhimin dhe punën e kësaj qendre në funksion të zhvillimit të vendit. Përgjatë kësaj vizite, u diskutua lidhur me ngritjen e kapaciteteve dhe formave konkrete të bashkëpunimit në fusha të rëndësishme, siç janë administrata dhe financat lokale, përmes ofrimit të trajnimeve specifike në fushën e politikave publike.
Krejt në fund, Drejtori Tahiri dhe Zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm Drimmel u dakorduan të shohin përpara në fushat e bashkëpunimit duke paralajmëruar një vizitë të delegacionit Austriak në Kosovë.
Të tjera
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...