Ekonomi

Komunat e Kosovës rrezikojnë të mbesin pa investime që ua lehtësojnë jetën qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 01 October 2021

Me marrjen e vendimit të fundit nga kryeministri Kurti, janë ndërprerë mbi 100 milionë investime kapitale.

Bekim Salihu nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP) në emisionin Ekonomia n’Fokus ka sqaruar se çka ndodh në rast të shkëputjes së memorandumeve nga ministria e infrastrukturës për projektet që janë buxhetuar e që kanë marrë një kod buxhetor.

Sipas Salihut, projektet që janë në ndërtim e sipër nuk duhet të ju ndalet puna. Kjo, pasi krijohen rreziqe dhe do krijonte obligime kontigjente.

-Advertisement-

“Në rast se memorandumi ka prodhu efekt në teren dhe ka filluar të ndërtohet, atëherë qeveria e Kosovës nuk do duhej ta ndërpret atë projekt për shkak se krijon rreziqe. Unë po flas për pjesën e memorandumeve që nuk kanë nis të japin efekt në teren në rart se këto efekte nuk janë, atëherë ndërpjerja e memorandumeve konsideroj që është pozitive. Por, në rast që ka filluar të ketë efektë, kemi të bëjmë me  përmbylljen e procedurave të prokurimit me kontraktimin e një kompanie për të ndërtuar një objekt të caktuar, Qeveria e Kosovës do duhej ta buxhetonte atë projekt dhe jo ta ndërpriste pastaj kjo krijon atë që quhet në gjuhën e buxhetit, obligime kontigjente. Komuna mund të futet në këtë kategorinë e obligimeve kontigjente sepse pala e cila është e dëmtuar në këtë rast nga kontrata e lidhur me një institucion publik mund ta ankimoj rastin në gjykatë dhe gjykata pastaj potencialisht mund të nxjerrë vendim në favor të palës së dëmtuar e nga kjo buxheti duhet të alokohet tek i dëmtuari dhe Qeveria e Kosovës përkatësisht edhe komunat e Kosovës nuk do duhej të futeshin në këtë rrezik” përfundon Salihu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera