Komunat e Kosovës në vështirësi për furnizimin me barna esenciale, kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë
Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 30 October 2024
Komunat e Kosovës po përballen me sfida të jashtëzakonshme sa i përket furnizimit me barna esenciale.
Situata është bërë alarmante, pasi që shumë qytetarë që po detyrohen të blejnë barnat dhe materialet shpenzuese vetë, një problem ky që ka shqetësuar autoritetet lokale.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Telegrafin ka folur rreth kësaj situate të krijuar.
Ai ka theksuar nevojën për veprim të menjëhershëm nga Ministria e Shëndetësisë.
“Mungesa e barnave esenciale po shkakton probleme serioze nëpër komuna, dhe ne kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë që ta trajtojë këtë situatë me seriozitet të shtuar”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi theksoi se pavarësisht premtimeve të bëra nga Ministria, situata mbetet e pavolitshme dhe ka nevojë për një qasje më të fokusuar.
“Ministria ka premtuar shumë në këtë aspekt mirëpo, situata në komunat e Republikës së Kosovës është shumë e pavolitshme. Qytetarët e Republikës së Kosovës po detyrohen që vetë t’i blejnë barnat dhe materialin shpenzues” theksoi ai.
Në tabelën më poshtë vërehet mungesa e barnave esenciale dhe materialit shpenzues në disa komuna të Kosovës.
Përqindjet tregojnë se asnjëra prej komunave nuk ka furnizim të plotë, duke reflektuar mungesa të konsiderueshme.
Për shembull, Lipjani ka vetëm 21.23% furnizim me barna esenciale dhe 44.06% me material shpenzues, ndërsa Gjakova ka përqindjen më të lartë të furnizimit me barna esenciale (48.75%) dhe Hani i Elezit me material shpenzues (80.64%).
Këto të dhëna nxjerrin në pah sfidat e furnizimit në disa komuna, veçanërisht për barnat esenciale që janë të nevojshme për kujdesin bazë shëndetësor.
Të tjera
-
Përmbytjet në Spanjë, flamujt evropianë para selisë në Bruksel ulen në gjysmështizë
Të paktën 95 persona raportohet se kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë, dhe ...
-
Rama: Kryeqyteti, i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të dalura nga lufta e UÇK-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti është i vetmi që ...
-
Pritet ndalimi i përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç në Kosovë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. ...
-
Policia në kërkim të 21-vjeçarit nga Prizreni, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka sht...
-
47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipë...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Pejë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhra...
-
Njihuni me humanistin kosovar që po bënë punë të jashtëzakonshme me fëmijët që kanë nevojë për shërim jashtë vendit
Gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për çështjet humanitare shëndetës...
-
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj...
-
“Ka që e lypin dallamen edhe me miniq”, “Çmimi shkon deri në…” – Shitësja e veshjeve tradicionale tregon rastin epik që i ka ndodhur me vjehrra
Gjylshahe Hoxha një grua nga Prizreni e cila cilësohet si njëra nga gratë me ...
-
Nga kartela bankare e një personi janë bërë transaksione bankare pa autorizim, rasti po hetohet në Zubin Potok
Një person ka njoftuar se nga kartela e tij bankare janë bërë transaksione du...