Komunat demantojnë Nagavcin: Listat e pagave i kemi dorëzuar me kohë

Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 04 October 2022
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të martën duke folur për mosekzekutimin e pagave të muajit shtator për punëtorët e arsimit të cilët ishin në grevë, ka thënë se komunat të cilat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, nuk kanë raportuar në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, ndonëse e kanë obligim.
Këtë deklarim e ka demantuar Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), duke thënë se të gjitha komunat i kanë dorëzuar listat e pagave para 10 shtatorit.
Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Telegrafin tha se vetëm punëtorët e sektorit të arsimit janë të prekur nga kjo situatë, pasi shërbyesit civilë kanë marrë pagën e shtatorit edhe pse kanë qenë në grevë bashkë me mësimdhënësit.
“Ajo deklaratë e ministres nuk qëndron. Të gjitha komunat i kanë dorëzuar listat e pagave para 10 shtatorit dhe niveli qendror e ka obligim ligjor t’i ekzekutojë pagat prej listave të pagave që dorëzohen nga komunat e jo të ndërhyjë se kujt duhet t’i bëhet pagesa e kujt jo”.
“Vetëm sektori i arsimit është i prekur nga kjo. Ne po shpresojmë dhe duam të besojmë që deri më 5 tetor kur edhe mbaron afati ligjor për ekzekutimin e pagave të merret parasysh. Po presim se çka do të ndodh deri nesër”, u shpreh Ibrahimi.
Ai shtoi se edhe në komunat e banuara me shumicë serbe, punëtorët e arsimit nuk janë paguar për muajin shtator anipse nuk kanë mbajtur grevë.
“Kam biseduar edhe me kryetarin e Parteshit dhe përfaqësues të komunave të Ranillugut dhe Novobërdës, ata kanë punuar, pra nuk kanë qenë në grevë megjithatë nuk kanë marra paga. Pra, nuk qëndron ajo se kush ka punuar ka marrë pagë. Po flas për sektorin e arsimit”, përfundoi Ibrahimi.
Ndryshe, ministrja Nagavci të martën përmes llogarisë së saj në Facebook, ka deklaruar se kompensim do të ketë, por për punën e bërë.
Ajo ka thënë se për këtë çështje kanë diskutuar edhe me kryesinë e SBASHK-ut, se a do t’i kompensojë sindikata pagat e mësuesve “ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer”.
“Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi”, ka shkruar tutje Nagavci.
Greva në arsim dhe në administratën publike, në nivelin lokal dhe qendror, ka nisur më 25 gusht të këtij viti dhe është pezulluar më 1 tetor.
Sindikalistët kanë mbajtur grevën me kërkesë kyçe për ndarje të 100 eurove për punëtorë, për çdo muaj, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.
Qeveria, në anën tjetër, ka publikuar një pako për përballje me inflacionin dhe përmes saj ka ndarë nga 50 euro shtesë për tre muaj, për të gjithë punëtorët e sektorit publik.
Qeveria së fundmi ka hartuar Projektligjin për paga dhe ky dokument është në procedura të konsultimeve publike.

Të tjera
-
Kur planifikohet të ndërtohet flota ajrore e FSK-së?
Forca e Sigurisë së Kosovës ende nuk ka një bazë ajrore ushtarake. Ani pse to...
-
Njeriu që parashikoi krizën financiare 2008, është i shqetësuar për diçka më të keqe se recesioni
Themeluesi i fondit mbrojtës Bridgewater Associates, Ray Dalio, deklaroi sot ...
-
Haradinaj përkujton masa* krën në lagjen Bair të Mitrovicës: Shteti serb duhet të japë llogari, kriminelët të marrin dënimin e merituar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar...
-
Tri raste të dhu* nës në familje në Gjakovë
Policia e Kosovës, ka regjistruar tri raste të dhunës në familje në komunën ...
-
Qytetari në Shtime dorëzon në Polici kuletën që e gjeti me dokumente e para
Policia në Ferizaj ka njoftuar se një qytetar në Shtime e ka dorëzuar kuletën...
-
Nesër seanca konstituive, Vetëvendosje pa emrin e kandidatit për kryeparlamentar
Edhe një ditë na ndanë nga seanca konstituive e Kuvendit, e cila tashmë është...
-
Vdes një burrë në Gjakovë – i njëjti u dërgua në spital nga familjarët pasi kishte mbetur pa ndjenja
Një person ka humbur jetën në Gjakovë, ndërkaq policia ka nisur hetimet për k...
-
“Martin ylli më i bukur i qiellit”, prindërit kujtojnë ditëlindjen e djalit të vr* arë
Martin Cani, adoleshenti që humbi jetën më 18 nëntor të vitit të kaluar pas n...
-
Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 18 gradë Celsius
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shi...
-
Sot regjistrohen deputetët nga radhët e AAK-së dhe Nismës
Sot me fillim nga ora 09:00 e deri në ora 16:00, do të bëhet regjistrimi i de...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas sot i informon ministrat e Jashtëm të BE-së
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, sot në takimin e Kës...
-
E dhimbshme: I riu nga Lipjani humb jetën në një aksident fatal në Austri
Një tragjedi e rëndë ka prekur familjen Bardhi, pasi që i riu nga Kosova, Alb...