Lajme

Komuna Shtimes porosit drunj për ngrohje në pikë të verës

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 21 June 2018

Është pika e vapës së verës, e qytetarët nuk po mund të bënë vend nga i nxehti i madh.

Megjithatë Komuna e Shtimes pikërisht në këtë vlug të nxehtit ka porositur drurët.

Siç duket kjo komunë, po përgatitet që të mos e zë keq të ftohti i dimrit.

-Advertisement-

Nxënësit e shkollave dhe zyrtarët e QKMF-ve, për të cilat institucione u porositën këta dru, do të mund të rrinë shlirë deri në tash një vit.

Ata të paktën këtë gajle nuk do ta kenë.

Kjo sasi e porositur e drunjve i ka kushtuar Komunës së Shtimes  80.317,00 euro.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e kontratës të publikuar në KRPP./Gazeta Fokus/ 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera