Lajme

Komuna që shënon rastin e parë me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 11 July 2020

Komuna e Shtërpcës ka shënuar rastin e parë me koronavirus gjatë ditës së sotme.

Nga 203 rastet, njëri vjen nga Komuna e Shtërpcës, komunë kjo e cila deri më tani nuk kishte asnjë rast të regjistruar pozitiv me COVID-19.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce”, njofton IKSHPK-ja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera