Lajme

Komuna pagoi 200 mijë euro për projektet që as nuk u nisën? (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 23 March 2018

Paratë janë ndarë madje projektet paraqiten si të përfunduara por ato nuk kanë filluar asnjëherë. E duke përdorur këtë formë komuna e Skenderajt dyshohet se ka “avulluar” 200 mijë euro vetëm gjatë vitit 2017, shkruan Infokusi.com

Kështu së paku u bë e ditur gjatë mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa në këtë komunë, shkruan Infokusi.com.

Në këtë mbledhje ku prezantuan projektet kapitale që u realizuan gjatë vitit të kaluar ndërsa sipas Hysen Mehanit, anëtar i Kuvendit Komunal në Komunën e Skenderaj në këtë listë figurojnë si të përfunduara disa projekte që nuk kanë filluar ende.

-Advertisement-

Vetëm asfaltimi i rrugës Kuqicë-Tërnavc thuhet se ka kushtuar 50 mijë euro por kjo rrugë ende është në baltë. Sipas listës së projekteve të realizuara figurojnë edhe kanalizimet në Likoc dhe Çirez që kanë kushtuar 60 mijë euro, por këto fshatra ende kanë probleme me kanalizim.

Edhe objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj në dokumente thuhet se është bërë me dy ashensorë e pacientët ende ecin në këmbë sipas anëtarit të Kuvendit Komunal, Hysen Mehanit.
Mehani thotë se këto dhe projekte të tjera të paraqitura në këtë raport që kapin shifrën 200 mijë euro janë arsyetuar si gabim teknik.

Anëtari i Kuvendit Komunal, Hysen Mehanit ka kërkuar gjithashtu nga kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari që të ftojë organet përgjegjëse ti hetoj këto shkelje, shkruan Infokusi.com.

Në vitin 2017 komuna e Skenderajt, u udhëhoq nga Sami Lushtaku./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera