Lajme

Komuna fillon inspektimin e furrave të bukës në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 20 September 2019

Ka filluar inspektimi i furrave në kryeqytet.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një statusi të bërë në rrjetet sociale, përpos që tregoi për këtë fillim aksioni, ka theksuar edhe kriteret që duhet t’i plotësojnë furra, shkruan gazeta inFokus.

“Sektori i Rendit Komunal nga Drejtoria e Inspekcionit ka rifilluar aksionin e kontrollit nëpër furrat e bukës në kryeqytet.

-Advertisement-

Kushtet higjeno-sanitare;

Pëlqimi sanitar;

Librezat sanitare;

Peshoret sipas kritereve të MTI-së;

Uniformat e punës” ka thënë Tahiri.

Po ashtu, Tahiri shtoi se furrat që nuk i kanë këto kritere nuk do të punojnë më.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera