Lajme

Komuna e Vushtrrisë paguan 500 euro për pite, fli e krelanë misri

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 19 January 2019

Fli, pite, mantia e krelan në drekën e zyrës për barazi gjinore në Vushtrri.

Në komunën e Vushtrrisë janë shpenzuar 500 euro për dy dreka me ushqime tradicionale, pwrcjell inFokus.

Në faturat e siguruara nga KALLXO.com, gjatë këtyre dy drekavë jana ngrënë ushqime të ndryshme prej brumeve.

-Advertisement-

Këto dreka ishin shtruar nga zyra për barazi gjinore në këtë komunë dhe drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vushtrrisë.

Në drekën e shtruar nga Zyra për Barazi Gjinore ishin porositur 2 tepsia fli të cilat kishin kushtuar në total 50 euro.

Përvec flisë, në këtë drekë nuk kishin munguar as pitet. Me para të buxhetit të komunës ishin porositur 2 tepsia me pite të ndryshme, që në total kishin kushtuar 30 euro apo 15 euro për copë.

Ndërsa 45 euro ishin shpenzuar për 3 tepsia me mantia dhe 30 euro për dy krelana misri.

Flia, krelana e pitet zakonisht hahen me turshia e djath. Në këtë drekë, zyrtarët komunal të Vushtrrisë ishin përkujdesur që t’i blejnë edhe djath edhe turshi. Në total dreka e kësaj zyre kishte kushtuar 200 euro dhe ishte shtuar në dhjetor të 2017.

Ndërsa rreth 8 muaj më vonë, në Korrik të 2018, drekë më ushqime tradicionale kishte shtruar edhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë komunë, mirëpo e cila kishte kushtuar 100 euro më shumë.

300 euro të buxhetit të Komunës ishin shpenzuar për 3 flija që në total kishin kushtuar 75 euro, 3 pite 45 euro, e 5 tepsia mantia me vlerë totale 75 euro.

SIkurse në drekën e parë, as këtu nuk kishte munguar krelana e misrit, ku ishin porositur 2 tepsia me vlerë totale 30 euro.

KALLXO.com raportoi sot gjatë diës për blerjen e mbi 700 fileve pule të Komunës së Vushtrrisë brenda dy muajve.
KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari”, ku do të publikohen shpenzimet e drekave dhe darkava zyrtare të kryetarëve e përfaqësuesve tjerë të komunave të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera