Lajme

Komuna e Vushtrrisë do të mbulojë gjitha shpenzimet e udhëtimit të nxënësve me nevoja të veçanta

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 28 February 2019

Komuna e Vushtrrisë do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit për në shkollë për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta, shkruan inFokus.

Këtë njoftim e bëri, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“Komuna e Vushtrrisë do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit për në shkollë për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta të Komunës sonë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

-Advertisement-

I pari i kësaj Komune u shpreh i lumtur me këtë vendim.

“Kujdesi për këtë kategori është detyrim njerëzor, jam i lumtur që për të dytin vit me radhë po e përmbushim këtë nevojë për këta fëmijë, më të mirët nga mesi jonë”, tha Xhafer Tahiri.

Mundësinë e udhëtimit në shkollë të fëmijëve me nevoja të veçanta, e kishte realizuar ditë më parë edhe komuna e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera