Lajme

Komuna e Vushtrrisë blen material në vlerë afro 100 mijë euro për QKMF-në

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 13 January 2020

Komuna e Vushtrrisë ka investuar një shumë prej afro 100 mijë euro për Qendrën Kryesore të Mjekësisë  Familjare duke blerë material shpenzues.

Këtë e ka bërë të ditur Xhafer Tahiri, kryetar i Komunës së Vushtrrisë i cili tha se shumë shpejt do të ketë risi në laboratorë dhe shtim edhe të personelit.

“Komuna ka ndarë buxhet prej afër 100,000€ për material shpenzues për analiza për Laboratorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, që përbënë rritje prej mbi 30% të buxhetit vetëm për këtë qëllim. Shumë shpejtë do te kemi risi të reja në laborator, shtim të numrit të analizave që kryhen aty dhe shtim të personelit”, shkruan ai.

-Advertisement-

Sipas Xhaferit qytetarët kanë humbur besimin tek shëndetësia dhe ky besim duhet të rikthehet.

“Rikthimi i besimit të qytetarëve tek shëndetësia po e mbështesim me politika konkrete dhe me buxhet. Pas heqjes së kufizimit të numrit prej vetëm 50 analiza për ditë që ishte vendosur arbitrarisht, reformat e thella në shëndetësi i vazhdojmë me kushte e shërbime shëndetësore të cilësisë së njejtë si në qytet ashtu edhe në fshat”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera