Lajme

Komuna e Tetovës shpall tri ditë zie për viktimat e ngjarjes tragjike

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 09 September 2021

Këshilli i komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme urgjente ka marrë vendim që të shpallë tre ditë zie për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme.

Ndërkohë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët dhe mediat që të presin informatat zyrtare dhe të mos shpejtojnë të publikojnë informata të pakonfirmuara.

Ajo ka paralajmëruar ndihmë financiare për familjet e viktimave.

-Advertisement-

“Deri në informacionet zyrtare, do t’i presim ato dhe ne mënyrë të rregullt do t’ju informojmë. Në mbledhjen e radhës, pasi të kemi informacione më të detajuara për fatkeqësinë, nga fondet emergjente të Komunë së Tetovës do ti ndihmojmë familjet e viktimave. Kjo është dhimbje e madhe për gjithë Tetovën”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera