Lajme

Komuna e Skenderajt nderon Arbnora Fejza-Idrizin pasi theu rekordin Guinness

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 16 April 2021

Komuna e Skenderajt, sot ka organizuar ceremoni në nderim të rekorderes, Arbnora Fejza Idrizi, e cila me realizimin e mozaikut me të madh origami në botë, flamurin e Republikës së Kosovës, hyri në librin e rekordeve botërore Guiness.

Në këtë organizim i pari i komunës, Bekim Jashari, tha se Fejza-Idrizi, me realizimin e këtij mozaiku vendosi Kosovën si dhe Komunën e Skenderajt, për herë të tretë në librin Guiness.

“Si Kryetar i Komunës së Skenderajt, në vazhdimësi kam ofruar përkrahje për Arbnoren dhe projektet e saja që i ka planifikuar, duke tentuar kështu që ne si komunë të jemi shtytës për realizmin e projekteve të tilla kreative. Kështu unë gjithmonë do të jem afër të rinjve dhe çdo qytetari të komunës sonë, i cili ka ide kreative, të cilat kanë nevojë për mbështetje tone”, tha Jashari.

-Advertisement-

Ajo u shpeh falenderuese ndaj kryetarit, donatorëve që e ndihmuan si dhe nxënësve, ku për të gjithë përkrahësit ndau mirënjohje.

Fejza-Idrizi në këtë organizim bëri dorëzimin e certifikatës origjinale të konfirmimit të rekordit Guiness, e cila do të vendoset në një hapësirë meritore brenda objektit të komunës, në mënyrë që qytetarët të shohin suksesin e arritur të artistes.

Në fund të kësaj ceremonie Kryetari Jashari së bashku me rekorderen Fejza Idrizi, bënë homazhe edhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera