Lajme

Komuna e Skenderajt keqpërdorë shfrytëzimin e pronave publike

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 28 June 2017
Komuna e Skenderaj gjatë vitit 2016 ka dhënë në shfrytëzim pronat publike, për kohë të pacaktuar dhe pa ankand publik.Zyra Kombëtare  e Auditimit, ka vërejtur se ky veprim është bërë në pesë raste në dhënien në shfrytëzim të pronave publike, shkruan AktivPress.

“Gjatë testimit të kontratave për shfrytëzimin e pronës publike, në pesë (5) raste kemi vërejtur se kontratat janë shpërblyer pa ankand publik dhe kohëzgjatja e tyre është në afat të pacaktuar. Sipas ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës publike, afati kohor për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës jepet nga një (1) deri në 15 vite dhe duhet të bëhet përmes ankandit publik”, thuhet në raport.

Sipas ZKA-së, ky veprim i komunës është në kundërshtim me ligjet dhe dëmton transparencën komunale.

“Dhënia në shfrytëzim e pronave publike në mënyrë arbitrare pa ankand publik, eliminon mundësinë e pjesëmarrjes së personave tjerë të interesuar dhe dëmtonparimin e transparencës dhe konkurrencës. Lidhja e kontratave për kohë tëpacaktuar është në kundërshtim me ligjet dhe rrit rrezikun e manipulimit meprona publike”, thuhet në të gjeturën  e auditimit.

-Advertisement-

Zyra Kombëtare e Audimiti rekomandon se kryetari i Komunës së Skenderajt, duhet t’i analizojë rastet e përmendura më lart dhe të sigurojë se dhënia e këtyre pronave në shfrytëzim të jetë në harmoni të plotë me kërkesat ligjore.

“Gjithashtu, në të ardhmen, për rastet e tilla duhet të aplikoj ankandet publike si një mekanizëm për trajtim të barabartë të të gjitha palëve të interesuara”, thuhet më tej në raport./AktivPress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera