Lajme

Komuna e Skenderajt fillon shënimin e festave të nëntorit

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 26 November 2021

Komuna e Skenderajt njofton se nën patronatin e kryetarit Bekim Jashari, nga sot fillon shënimin e festave të nëntorit, duke u nisur nga organizimi i homazhe për dëshmorin Halit Geci në Llaushë, për të vazhduar me pas me përurime të projekteve kapitale, hapjen e ekspozitës me punime në origami dhe përmbylljen e ditës së sotme me hapjen e Festivalit Tradicional “Rapsodia Shqiptare, ku do të performojnë rapsodë dhe grupe të shumta rapsodike.

“Shënimi i 27 Nëntorit të daljes publike të UÇK-së, fillon me përurimin e projekteve në fushën e sportit të realizuara nga Komuna e Skenderajt, dorëzimin e çelësave të shtëpive të ndërtuara në bashkëfinancim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” si dhe me mbajtjen e natës së dytë të festivalit Rapsodia Shqiptare”.

28 Nëntorin e festës së flamurit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, do ta fillojmë me nderime tek shtatorja e Jasharit në Skenderaj, për të vazhduar me pas me homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prakaz dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, me aktivitete tjera kulturore e sportive si dhe përmbylljen me natën finale të festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera